Më shumë se 15 raste të skllavërisë moderne regjistrohen në Oxfordshire çdo muaj. Sipas BBC, disa prej rasteve ishin regjistruar në një “bujtinë”, ku punonjësit shfrytëzoheshin financiarisht nga pronarja.
Në një raport për Këshillin e Qytetit të Oksfordit, Nicola Bell tha se 379 raste u regjistruan nga janari 2022 deri në dhjetor 2023.
Bell tha se konsideronte sukses mbylljen e dy shtëpive publike dhe një burrë që u mor në mbrojtje pasi u kërcënua nga shitësit e drogës. Justine Carter, drejtore e organizatës bamirëse kundër skllavërisë Unseen, e cila operon një linjë ndihmëse, tha se shifrat ka të ngjarë të jenë “maja e ajsbergut”.
Carter tha se disa prej viktimave i detyronin të vidhnin, lypnin ose të shisnin drogë. Më shumë se gjysma e viktimave ishin britanikë, shqiptarë ose rumunë.