Skip to content
Bota

Fundoset gomonia me emigrantë në Greqi, humbin jetën tre vajza të mitura

· 1 min lexim

Një tragjedi ka ndodhur diten e sotme në brigjet e ujërave greke ku si pasojë e fundosjes së një gomoneje me emigrant, kanë humbur jetën 3 vajza të mitura të moshës 4,7 dhe 10 vjeçe.

Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 16 persona të tjerë, tetë prej të cilëve ishin fëmijë, më i vogli prej tyre 30 ditësh.

Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë afganë mbërritën në qytetin e Kios në mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos.

Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter të Rojës Bregdetare.