Gjashtë persona të një familje janë plagosur ditën e sotme në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.
Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe i ka marrë të gjithë para.
Për pasojë 23 vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjeçare, të treja motra. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.
44 vjeçari që shkaktoi aksidentin Jetmir Daci, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.
Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur.