Skip to content
Politikë

I dëbuar nga Italia! KQZ merr vendimin për mandatin e kryebashkiakut të PS-së

· 2 min lexim

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli nuk rrezikon të largohet nga pozicioni i tij aktual. Kjo pasi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi ditën e sotme se Shkreli do të vijojë mandatin e tij.

“Subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”- tha ndër të tjera Celibashi.

Ai vijoi duke thënë se Shkreli nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit.

“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi vitin e kaluar verifikimin për kryebashkiakun e Vaun e Dejës, pasi u zbulua se ishte dëbuar nga Italia. Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Shkreli arriti të fitonte në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vaut të Dejës me 55.78 % të votave, teksa garonte përballë Zef Hilës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.