Skip to content
Aktualitet

Vrau gruan e pronarit në tualetin e mobilerisë, Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e 35-vjeçarit

· 1 min lexim

Fatjon Karmeshtna është 35-vjeçari i cili mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill të vitit 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës.

Babai i 4 fëmijëve kreu aktin e rëndë me urdhër të bashkëshortit të së ndjerës, i cili dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me dikë tjetër.

Fatjon Karmeshtna kishte apeluar vendimin për dënimin e përjetshëm të tij lidhur me Suela Sulës, por Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për pafajësi  ndërkohë që ndaj të akuzuarit lihet në fuqi vendimi i Prokurorisë.

Në provat kundër tij përfshihet edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës në të cilin dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.

Nga kjo rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte biznesin e tij.