Skip to content
Politikë

“Të shpjegohet për shkarkimet nga puna”/ Zhupa thërret Pezën në Kom. e Medias

· 2 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar këtë të hënë thirrjen në Komisonin e Medias të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se përpos Pezës, në komision duhet të vijë dhe këshilli drejtues i RTSH për të raportuar për shkarkimet nga puna të gazetarëve dhe përdorimin e fondeve.

Deputetja demokrate tha se RTSH ka hyrë në një cikël paligjshmërie, ndërsa kërkoi nga zëvendëskryetarja e komisionit Evis Kushi, caktimin e një date se kur Peza dhe këshilli drejtues i RTSH duhet të raportojnë para deputetëve të komisionit.

Dhe nga ana e Partisë Socialiste nuk kishte kundërshtime. Kushi tha se dhe maxhoranca është dakort që ti ftojnë ndërsa për datën tha se do të dakortësohet me institucionin.

Ina Zhupa: Unë kërkoj të përfshihen në kalendarin 3 javor të komisionit, të thirret në një dëgjesë drejtori i dorëhequr dhe tërhequr nga dorëheqja drejtori i RTSH-së Alfred Peza, si dhe këshilli drejtues në mënyrë të tillë që të raportojë mbi mënyrën si po funksion RTSH, mbi shkarkimet masive nga puna dhe përdorimin e fondeve. Është futur TVSH në një cikël paligjshmëri që në momentin që është marrë në drejtim nga Peza. Kemi kërkuar që të na sjellin si ka qenë zgjedhja e drejtorit të RTSH-së. Është në nderin tonë, pasi japim buxhet 23 mln euro që ta marrim dhe në dëgjesë. Vendos datën!

Evis Kushi: Jemi dakord që ti ftojmë! Dakord! Data do të dakordësohet me institucionin.