Një 38-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës pasi akuzohet për përndjekje. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale R. H., i cili dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare duke i dërguar mesazhe në rrjete sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin R. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar mesazhe në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.