‘Kina planifikon të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indinë përmes inteligjencës artificiale’, ka paralajmëruar Microsoft. Kompania thotë se grupet kibernetike të mbështetura nga Kina pritet të përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet e profilit të lartë në këto vende, duke përfshirë edhe Korenë e Veriut. Ata do të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në rrjete sociale që i favorizojnë pozitat e tyre. Microsoft thotë se impakti i këtyre përmbajtjeve të krijuara me AI është i vogël, por mund të ndikojë në audiencat e lëkundura. Kjo është hera e parë që shihet një shtet që përdor përmbajtje të AI për të influencuar zgjedhjet e një shteti tjetër. Grupi Storm 1376, i mbështetur nga Kina, ka qenë shumë aktive në këtë fushatë, duke përfshirë shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme në rrjete sociale në zgjedhjet e Tajvanit. Në SHBA, grupet kineze vazhdojnë të rrisin influencën e tyre në fushatën zgjedhore, duke përdorur rrjetet sociale për të nxitur pyetje përçarëse dhe për të kuptuar më mirë votuesit amerikanë. Microsoft thotë se kjo mund të shërbejë për të mbledhur informacione më të detajuara mbi votuesit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Stuhia shkakton dëme edhe në Bulqizë
Era e fortë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka shkaktuar dëme në çatinë e Pallatit të Kulturës në...