Skip to content
Kryesore

Aksidentohet autobusi me turistë maqedonas në Itali, 1 viktimë, 12 të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me turistë maqedonas ka humbur kontrollin dhe është përplasur, për pasojë shoferi i mjetit ka ndërruar jetë ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi zyrtar.

Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, po ashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ