Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Olta Xhaçka nën mburojën politike të kryeministrit vijon të jetë deputete. Në një dalje për mediat Bardhi theksoi se prej më shumë se një viti, nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e ish-ministres, burri i së cilës ‘është një investitor strategjik’.
“Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhacka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por kjo nuk është detyra jonë.
Detyra e Kuvendit është që kur një deputet kapet në shkelje të Kushtetutës duhet të përcjellë për heqje të mandatit çështjen, në Gjykatën Kushtetuese. Ka një vit e 3 muaj që nuk ekzekutojnë vendimin. Ende deputetja Xhacka, me mbrojtjen politike të Ramës, vijon të kundërshtojë mandatin në kundërshtim të Kushtetutës”, tha Bardhi.