Një tjetër rast tronditës i abuzimit seksual ka ndodhur në Tiranë. Një 60-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.B., ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Por nuk dihet mosha e të miturës që është abuzuar nga i moshuari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur,“-bëri me dije Policia e Shtetit.