Policia ka arrestuar dy persona pas aksidentit me 8 të vdekur që ndodhi në Këlcyrë, mëngjesin e së martës. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat, Agustin Gjeta dhe Ramazan Dekovi.
Gjeta ka qenë pronari i mjetit Benz, me të cilin ishin duke u transportuar emigrantët nga shtetasi Edison Bregaj, që po ashtu humbi jetën në aksidentin fatal. Të dy personat e ndaluar nga ana e policisë akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Prokuroria dhe grupi hetimor janë duke punuar për identifikimin e 7 prej viktimave të aksidentit, që ishin emigrantë nga vendet e treta. Identifikimi i tyre do të jetë i vështirë, edhe për shkak të gjendjes në të cilën janë gjetur trupat e tyre.