EMRAT/ Regjimit “41 biss” i shtohen dy personazhe të njohur të botës së krimit

Regjimit të “41 bis” i janë shtuar dy personazhe të rinj të krimit. Bëhet fjalë për Anterio Kaloshin dhe Aldo Hoxhën, të dënuar përjetë, të cilët sot janë zhvendosur në regjimin e posaçëm.
Hoxha dhe Kaloshi dyshohet se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut. Verifikimet janë kryer nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që ka ngritur dhe dyshimet.
Urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa.