Premier League zbret në fushë këtë mbrëmje, kur Fulham luajnë në transfertë kundër Nottingham. Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka vendosur të mos përfshijë Armando Brojën në ekip për këtë ndeshje. Siç ka ndodhur edhe në ndeshjen e kaluar, tekniku portugez ka vendosur që të mbajë Brojën larg skuadrës për këtë ndeshje. Broja u transferua në Fulham gjatë merkatos së dimrit me shpresën për të gjetur më shumë minuta në fushë, veçanërisht për të përfaqësuar ekipin kombëtar në Europian, por deri më tani gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për të. Ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje me ekipin e ri dhe ka dhuruar një asist, por ende nuk ka arritur të shënojë gol.
Një vit pas vrasjes së burrit, i shpëton sulmit në Shkozë, kush është Katerina Beqo
Katerina Beqo, rreth 37 vjeç, bashkëshortja e Roan Brahimit i cili u ekzekutua më 9 maj 2024 në rrugën “Bajron”...