Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi është mbajtur mes debateve, ku palët nuk kanë rënë dakord për firmosjen e një deklarate, që deputetët e pranishëm nuk janë në konflikt interesi.
Demokratët hodhën akuza se Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi, janë në konflikt interesi, për shkak të lidhjeve që kanë pasur me koncensionin e sterilizimit.
Sakaq, komisioni caktoi ekspertët (që do t’i drejtohen për informacion), dy nga opozita dhe dy nga mazhoranca. Ata janë: Franci Nuri- PD, Meri Lika- PD, Bledar Skënderi- PS dhe Ermir Bejtja- PS. Mbledhja e radhës e komisionit u caktua ditën e nesërme.
DEBATET
“E kuptoj që Ndreca është në hall të madh, e bëri të ikë në vrap nga komisioni, por nuk e di kush e ktheu nga celulari. Ndreca duhet ta dijë që nuk mund të hedhë asgjë në votim se është nënkryetar, e dyta nuk hidhet në votim ligji. Ju dhe ne e kemi detyrim të firmosim formularin për konflikt interesi. Ju nuk e pranuat që jeni në konflikt interesi, firmose dhe do shkojë në ILDKPI, dhe ta vërtetojë nëse je apo jo. Prandaj ke frikë.
Po ashtu Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Unë nuk e di nëse lajmet janë të vërteta, por janë publike se keni firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Ekonomi dhe ju të merrni përgjegjësi, firmosni sipas ligjit formularin e deklarimit. Se kuptoj irritimin tuaj, nuk e di pse u bërë kaq emocional, është detyrim ligjor ta bëjmë”, tha Zhupa.
“Do refuzojmë këtë pikë. Jemi kundër futjes së kësaj pike në këtë moment. S’kemi plan hetimi, se dimë ca do hetojmë. Ne jemi kundër kësaj pike. Ngrini gjithë dorën”, tha Plarent Ndreca.
Albana Vokshi: Nuk e voton ti mos u bëj qesharak.
Plarent Ndreca: Ne e votuam…
“Po të kishte komision për shalqinj domate, unë do deklaoja te shalqiri kam konflikt interesi”, tha Saimir Korreshi.