Sot shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Në kuadër të kësaj dite historike, ministri i Jashtëm Igli Hasani në një postim në rrjetin social “X”, ka deklaruar se Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s. Hasani ndër të tjera u shpreh se vendi ynë qëndron me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen.
Postimi i plotë:
Pesëmbëdhjetë vjet në NATO. Një rrugëtim i përkushtimit, solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive. Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i #NATO-s , duke qëndruar me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen.