Teksa jemi një ditë para Pashkëve katolike, nga Vatikani kanë ardhur urimet e para për besimtarët e krishterë.
Kardinali shqiptar, Ernest Troshan Simoni ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën Pashkëve, teksa uroi që të ketë paqe dhe begati në mbarë botën.
Kardinali 96-vjeçar tha ndër të tjera se sot njerëzimi është mbushur me të papritura.
“Jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa për Krishtin. Kjo është festë e madhe. Urojmë që në çdo festë të kenë në mendje Krishtin. Të bashkoheni! Paqe dhe begati”, tha Simoni.