Është konstituuar Grupi i Dialogut në Komisionin e Ligjeve. Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e opozitës ishin Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, Erisa Xhixho, ndërsa nga maxhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka. Pas takimit, Bylykbashi prezantoi detajet e punës së grupit për media.
“Prioriteti kryesor për opozitën dhe punën tonë është trajtimi i reformës zgjedhore. Diskutimi për Amnistinë Penale nuk ishte në rend dite. Arritëm marrëveshjen për të listuar dhe përcaktuar temat për diskutim në takimin tjetër. Ne do të ndjekim praktikat më të mira dhe është e rëndësishme që të kemi mundësinë për të vazhduar punën tonë. Opozita ka mbështetur gjithmonë ideën e amnistisë, por tani është koha për të gjetur zgjidhje konkrete për të arritur objektivat tona. Reforma zgjedhore është gjithashtu një çështje e vullnetit politik dhe ne do të kërkojmë ekspertizë nga organizatat ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin tonë”, tha ai.