Skip to content
Politikë

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Mbaroi afatin, dikush mund ta quajë edhe dështim

· 1 min lexim

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka bërë me dije se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale. Ai i bëri këto deklarata pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut Komisioni. Ndërkohë në lidhje me Reformën Zgjedhore ai tha se ‘mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë, dikush mund ta quajë edhe dështim’.

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha ai.