Uria, avionët ushtarakë spanjollë dërgojnë ndihma humanitare në Gaza

Avionët ushtarakë spanjollë kanë dërguar 26 ton ndihma humanitare në Gazë, pasi qeveria spanjolle bëri thirrje Izraelit për të hapur pikat kufitare tokësore për të parandaluar zinë e bukës.
Ministria e Jashtme e Spanjës deklaroi se hapja e kufijve tokësorë është e domosdoshme për të shmangur një situatë urie.
Operacioni u koordinua me Jordaninë dhe u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian, dhe përfshiu hedhjen e më shumë se 11,000 racioneve ushqimore në Gazë.
Vendet tjera perëndimore, si SHBA-ja, Franca dhe Gjermania, kanë gjithashtu dërguar ndihma duke përdorur fluturime ajrore për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë.
Ministria e Jashtme spanjolle theksoi angazhimin e saj për të mbështetur agjencinë humanitare të Kombeve të Bashkuara për palestinezët, UNRwA, dhe për të vazhduar përkrahjen për ekzistencën e saj.v