Jorgo Goro ka përfunduar në spital. Lajmi është bërë i ditur pak minuta më parë dhe thuhet se ai teksa qëndronte në qeli është ndjerë keq dhe më pas ka përfunduar në spital.
News 24 thekson se Goro nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore që mbrëmë në darkë, ndaj dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar atë për ndihmë mjekësore në QSUT.
Pas qëndrimit të tij në qeli, pasi ndodhet i arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spital.
Mësohet se Goro vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin. Kujtojmë se sot Goro ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut të Himarës dhe se ndodhet në burg për akuzat e korrupsionit dhe abuzim me tenderat.