Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) Alexander Bortnikov ka deklaruar në një intervistë për mediat se SHBA, Britania dhe Ukraina fshihen pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, ku mbetën tëvrarë 137 persona dhe u plagosën mbi 180 të tjerë. Sulmin e ka marrë përsipër grupi terrorist ISIS.
“Ne besojmë se kjo është e vërtetë. Sido që të jetë, ne tani po flasim për informacionin faktik që kemi. Këto janë informacione të përgjithshme, por ata kanë një histori të gjatë të këtij lloji. Çfarë pritet të bëjë Ukraina për të demonstruar aftësinë e saj? Pritet të kryejë akte sabotuese dhe terroriste. Kjo është ajo që po synojnë shefat e shërbimeve speciale të Ukrainës dhe shërbimet speciale britanike. Edhe shërbimet speciale të SHBA-së e kanë përmendur vazhdimisht këtë”, tha ai.
Siaps shefit të FSB ka një sasi të madhe informacioni në hapësirën publike “që tregon se Perëndimi dhe Ukraina synojnë të shkaktojnë dëm më të madh në Rusi”.
“Ka pasur sulme me dronë, sulme nga varka pa ekuipazh në det dhe inkursione të grupeve të diversantëve dhe organizatave terroriste në territorin tonë”, përfundoi Bortnikov.