Skip to content
Aktualitet

“Fillove nga filmat vizatimorë”, komentuesit nuk lënë rehat Ramën pas postimit për spitalin e Elbasanit

· 1 min lexim

Rrjetet sociale zënë një vend dhe një hapësirë të konsiderueshme në jetën e gjithsecilit prej nesh. Edhe politikanët shqiptarë i përdorin së tepërmi, për të informuar ndjekësit e tyre.

Kryeministri Edi Rama është një nga politikanët shqiptarë që i përdor rrjetin social Facebook për të reklamuar edhe punët e arritjet e tij.

Ditën e sotme Rama publikoi një video nga spitali i ri i Elbasanit, i cili ka kushtuar 174 milion lekë. Menjëherë qytetarët kanë vërshuar me komente.

Njëri prej tyre shkruan:

Miremengjes Misster 3d4k. Fillove prap nga filmat vizatimorë. Ke ngelur akoma ne kohen e vegjelisë.

Ndërkohë një tjetër komentues shkruan:

Kjo vepra jote eshtë si molla kuqe te Borëbardha.

Spitali ka 75 shtretër dhe ky detaj nuk i ka shpëtuar një komentuesi.

Ai shkruan me ironi:

75 shtretër u shërbejnë 275 mijë banorëve.

Ndërsa një tjetër komentues i ka kujtuar Ramës veprimin e turpshëm të pjesëmarrësve në mitingun e tij në Shkodër, të cilit hodhën flamujt përtokë.