FIFA/ Hetimet dhe arrestimet në Spanjë, vënë në pikëpyetje Botërorin 2030

Ngjarjet e fundit në futbollin spanjoll janë parë me dyshim nga FIFA, duke rrezikuar kandidaturën e Spanjës për të organizuar Kupën e Botës në 2030. Pas një operacioni policor në selinë e Federatës së Futbollit, ku janë arrestuar 7 persona, përfshirë drejtues të federatës, mediat iberike raportojnë për tensione të mëdha në lidhje me integritetin dhe unitetin e organizatave futbollistike.
Kandidatura për organizimin e Kupës së Botës në 2030 duhet të ratifikohet në dhjetor 2024, por Federata Spanjolle është nën presion për të siguruar transparencën dhe integritetin e saj para FIFA-së. Avokati i ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, ka deklaruar se klienti i tij do të kthehet në Spanjë më 6 prill për të qenë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në lidhje me akuzat për korrupsion, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara gjatë kohës së udhëheqjes së tij në federatë. Rubiales është nën hetim për aktivitete të dyshimta nën administrimin e tij, përfshirë marrëveshjet për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, të ndërmjetësuara nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.
Lexo më tej
“Do të na dhembë për një kohë të gjatë”, letra prekëse e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappé, u ka drejtuar një letër të hapur tifozëve pas përfundimit të Kupës…
Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA, PS kërkon 60 ditë përjashtim dhe kallëzim në SPAK
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisione parlamentare për…
“Do t’ju vras të gjithëve”/ Dëshmia tronditëse e Rozalinda Plakës: I kapa armën Refit Buzit, më goditi me grusht dhe më mori peng pas vrasjes së prindërve
Rozalinda Plaka, 24 vjeçarja që u mor peng nga ish i fejuari i saj Refit Buzi pasi ai…
Lutfi Dervishi: Nga Besa tek Kanuni, Kushtetuta e sotme në pension?
Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi…