Skip to content
Politikë

Gjekmarkaj për buxhetin: Ka rënë në duart e disa kasapëve që…

· 1 min lexim

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka akuzuar qverinë se ka ndryshuar dectinacionin e qindra miliona eurove. Nga salla e Kuvendit Gjekmarkaj tha se buxheti ka rënë në ‘duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin’.

Ai shtoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.