Pesë familjet e fshatit Frankth në Burrel, më saktë në lagjen Ballsh, sakrifikojnë çdo ditë për të çuar të vegjëlit e tyre në shkollë.
Në këtë zonë të thellë malore, 8 fëmijë ecin në këmbë drejt Burrelit, ku ndodhet shkolla që shkojnë çdo ditë.
Maratona e tyre e përditshme përfshin 3 orë vajtje dhe 3 orë kthim, ndërsa rrugët janë jo vetëm të pakalueshme por dhe shumë të rrezikshme.
Pavarësisht se në qendër të fshatit kanë shkollën, që do të ishte më e favorshme nga distanca për t’u frekuentuar, sepse rruga automobilistike që do të lidhte fshatin e tyre Frankth me shkollën është inekzistente.
“Piranjat” kontaktuan me kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malajn, që shprehet i paditur për këtë shqetësim të madh që familjarë e fshatit e kanë adresuar shumë herë. Madje, fjala ka shkuar edhe në vesh të instancave më të larta, ndërsa ata ia kanë pasuar njëri-tjetrit.
Malaj shprehet i çuditur sa më s’ka në telefon për faktin që fëmijët bëjnë 6 orë rrugë në këmbë çdo ditë së bashku me prindërit, vetëm për t’u shkolluar në Burrel.
Ai thotë se shkolla ndodhet në Frankth, po rruga ku ndodhet zoti Malaj? Ç’janë bërë tenderat për infrastrukturën dhe jo vetëm, në bashkinë e Matit ku ju hidhni valle e s’doni t’ia dini për shqetësimet e qytetarëve?
Po ashtu, Manastirliu e zënë ngushtë në rrugë nga gazetarja e Prinajave, pranon se nuk është në dijeni të këtij problemi që ka shkuar kaq shumë herë në vesh të shurdhër.
Ajo së bashku me Malajn, “e përcjellin” gazetaren, ndoshta me shpresën se historia do të bëhet edhe kësaj here e harruar. Por, ne jemi këtu derisa rruga në fshatin Frankth të ndërtohet dhe fëmijët, të cilët tashmë s’marrin as bonusin e transportit, të mund të shkollohen në kushte të favorshme!