Një magazinë me bimë mjekësore në Qafë Gjashtë të Sarandës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset nga Saranda dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur edhe shmangien e rrezikut për banesat ngjitur me magazinën. Dyshohet se zjarri ishte aksidental.