Sulmuesi egjiptian pëson arrest kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje (Video)

Ndeshja mes Future dhe Al Ittihad Alexandria përfundoi me një tragjedi. Ahmed Refaat, nga Future, pësoi një atak kardiak në fushë, pas minutës së 89-të.
Sulmuesi 30-vjeçar egjiptian u trajtua menjëherë nga mjekët e pranishëm në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Në një deklaratë, Future zbuloi se zemra e futbollistit ishte ndalur “për më shumë se një orë, pavarësisht përpjekjeve për ringjallje”. Gjendja e Ahmed Refaat akrualisht është “klinikisht e paqëndrueshme”.