Avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit, Idajet Beqiri ka deklaruar në Gjykatën e Lartë se Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për hetimin e subjekteve ndaj të cilëve është bërë kallëzim.
“Me këtë vendim, SPAK ka hapur një precedent të rrezikshëm. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e Gjykatës se Strazburgut, ku thuhet se kjo është një vrasje shtetërore, dhe përmend edhe ish-kryeministrin. Pra e sheh Strasburgu dhe jo SPAK, nuk është gardisti apo ushtari ai që e bën dhe organizon një krim shtetëror.