Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm në emailin e Gjykatës së Lartë të Podgoricës ka mbërritur një shkrim ku paralajmëronte se do të shpërthente një bombë.
Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që emaili i Gjykatës së Lartë merr alarm për bombë.
Mediat raportojnë se të të gjithë punonjësit dhe palët e pranishme u evakuuan menjëherë pas këtij mësazhi.
Inspektimi i objektit dhe ambienteve është në pritje. Është lajëmruar se prezenca e punonjësve të policisë në gjykatë do të shtohet.
Në mësazhin kërcënues thuhet se diçka e madhe do të ndodhë pasi ata kanë vendosur eksploziv. Më tej në shkrim shkruhet rroftë Serbia dhe Rusia.
“Diçka shumë e madhe do të ndodhë, vëllazëria jonë ka vendosur një eksploziv shumë të fuqishëm në disa vende, të shohim nëse do ta gjeni para se të godasë. Ne po ju paralajmërojmë dhe ju vazhdoni të ndiqni liderët politikë. Rroftë Serbia, Rroftë Rusia, Rroftë Republika Srpska!” thuhet në shkrim.