Skip to content
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, shtetasi grek përplas për vdekje 21-vjeçaren

· 1 min lexim

Një 21-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Vloçisht të Korçës, në aksin Korçë–Maliq. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Policia Shqiptare bën me dije se shtetasi grek P. B, banues në Greqi ka përplasur me mjetin e tij, tip “Toyota” 21-vjeçaren S.Xh., e cila po kalonte rrugën në këmbë.

E reja ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ajo është identifikuar si Silva Xhuti 21-vjeç dhe banuese në Leminot. Ajo po kalonte rrugën pranë fshatit Vloçisht në momentin që është përplasur nga makina.

73- vjeçari grek është shoqëruar nga policia për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Informacion paraprak

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.