Që nga dita e djeshme, por në mënyrë më të tensionuar sot, një valë protestash ka “plasur” në Shqipëri, ku mbështetësit e opozitës kanë hyrë në qendrat e KZAZ-ve për të shkatërruar materialet e votimeve.
Edhe në qytetin e Vlorës situata është përshkallëzuar. Simpatizantë të PD kërkojnë lirimin e KZAZ-ve, pasi janë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.
Situatë e tensionuar është regjistruar edhe në Vorë. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje mes Ramazan Rajës, nipit të kandidatit të PS-në Vorë dhe simpatizantëve të PD-së.
Ndërkohë policia ka mbyllur brenda KZAZ-ve simpatizantët e opozitës, pasi këta të fundit ishin futur me dhunë në godinë.
Në mbështetje të simpatizantëve, pritet të vijnë edhe ish-deputetë të PD-së, me në krye Orjola Pampurin. Gjithashtu në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe drejtori i policisë vendore, Rebani Jaupaj.