Pak ditë më parë u shpërnda një video dhune, ku Elia Zaharia shfaqej teksa godiste Prin Lekën.
Gjithashtu Princi ka denoncuar në polici ish-bashkështorten e tij dhe ish-vjehërrin Gjergj Zaharia për dhunë të ushtruar ndaj tij.
Sot dosja e dhunës brenda familjes mbretëtore i ka kaluar për hetim Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kjo dosje do të hetohet nga ky institucion që do të ruajë edhe anonimatin, kjo për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.
Bëhet me dije se sot Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia), me të cilen janë në proces divorci.
Ndërkohë, në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.