Në disa prej qyteteve në vend, shumë përplasje kanë ndodhur mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Të shumtë kanë qenë përkrahësit e opozitës që kanë tentuar të hyjnë me forcë në qendrat e KZAZ-ve, ku Partia Socialiste nuk heq dorë së thëni se në 30 qershor do të ketë zgjedhje.
Pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, qytetarët kanë nisur ta zbatojnë duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.
E ndërkohë që situata është në prag të një konflikti civil, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Tiranë në takime me banorët. Ai ka provokuar, duke u shprehur se opozita ka vendosur të vrasë vetën me këto që po ndodhin.
“Si shkojnë pas tyre nuk e kuptoj. Këtë e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, por edhe kollaj nuk do jetë, por sidoqoftë ne jemi me të drejtën. Këtu nuk është cështje e zgjedhjeve vendoreve, por vë populli vijën dhe nesër nuk i shkon më mendja të bëjë nga këto gjëra se e di rrugën. Në fund do përplasen pas murit dhe do vetëeliminohem”- tha Rama.
E ndërsa incidentin e Librazhdit ku disa protestues e qëlluan me sende të forta eskortën e tij, ai është shprehur se të gjitha i organizoi “vemja” që ishte deputet dhe me qeverinë e zgjedhjeve në vitin 2017.
Rama deklaroi:
“Në Librazhd i organizoi vemja që ishte deputet dhe me qeverinë e zgjedhjeve në 2017 ka qenë një nga drejtorët, ai e kishte bërë të gjithë dhe ikën i lë njerëzit në burg dhe ikën”.