Skip to content
Kosovë

Presidentja Osmani uron 8 Marsin krah efektiveve të Forcave të Armatosura të Kosovës

· 1 min lexim

Krah efektiveve të Forcave të Armatosura të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se sot kujton të gjitha ato gra dhe vajza  të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Osmani thekson se në këtë datë shënohet arritja e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

POSTIMI I PLOTË:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!