Skip to content
Aktualitet

Tensione në Bilisht e Pogradec, BMW-ja u bllokon rrugën drejtuesve të mjeteve

· 1 min lexim

Ditën e sotme Shqipëria është zgjuar nga një valë përplasjesh në disa prej qyteteve më kryesore në vend.Shumë protestues janë përplasur me policinë në lidhje me KZAZ-të.

Këtë herë përplasjet janë zhvendosur në juglindje të Shqipërisë në Bilisht e Pogradec, ku banorët e Korçës e Bilishtit kanë rrethuar KZAZ-në numër 70 në Bilisht. Ajo është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Një mjet BMW ka bllokuar rrugën për në KZAZ-në e Bilishtit, ndërsa drejtuesi i mjetit përplaset me policinë.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe në Pogradec. Kësaj proteste i është bashkuar deputeti Klevis Balliu.

Ai tha:

Kërkojme të largohen materialet nga KZAZZ. Është shkelje e ligjit. Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime.
Ti thua unë jam në detyrë unë bëj këtë dhe bëj atë. Unë kam parë me zë se shefi i komisariatit pengon qytetarët për të votuar, ti po na pengon të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Kush je ti?”