Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emërohet raportuesi për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

14:07 06/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe. Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.
Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.
Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane. Në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi fillimin e procedurave për përfshirjen edhe të qytetarëve të Kosovës me pasaporta nga Serbia në liberalizimin e vizave.
Qeveria e Kosovës u shpreh kundër, duke thënë se është e shqetësuar për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftime paraprake. Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Autoritetit Koordinues, sepse konsideron se ato lëshohen nga një institucion ilegal.
“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjate [për integrimin e serbëve]”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Facebook, më 21 nëntor.
Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën e shteteve evropiane, të njohur si Schengen. Vendimin për heqjen ose jo të vizave e marrin Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian përfundon punën në prill, pasi institucioni hyn në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor. Mbetet e paqartë nëse do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i respektuar të gjitha procedurat që vendimi për këtë të merret gjatë mandatit aktual të Parlamentit Evropian./REL

Të tjera

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi
Aktualitet

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, ka mbështetur autoritetet shqiptare në zbulimin dhe ndalimin e një eksporti të...

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK
Aktualitet

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet...

13:59 13/02/2026
Para
Shkaktuan kaos në seancën e fundit/ Përjashtohen nga Kuvendi 3 deputetët e opozitës

Shkaktuan kaos në seancën e fundit/ Përjashtohen nga Kuvendi 3 deputetët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

13:59 13/02/2026
Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

11:21 13/02/2026
Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

15:28 12/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.