Është mbyllur seanca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”.
Sot para gjyqtarëve Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec.
Minxolli u thirr si dëshmitar, por duke qenë bashke i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë. Mirëpo paralelisht me seancën raportohet se SHBA ka kthyer përgjigje për fletëporosinë e dërguar nga autoritetet shqiptare.
Autoritetet amerikane të drejtësisë kërkojnë pyetje shtesë për shtetasit amerikanë që SPAK ka pyetur. SHBA ka kërkuar informacion për statusin penal për 5 shtetasit amerikanë që priten të merren në pyetje.
Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.