Skip to content
Aktualitet

Rama-Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetin social Twitter deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi një këmbanë alarmi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!“ shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja që tronditën Rilindjen.

Në përgjime vërtetohej presioni, kërcënimi dhe blerja e votave në Dibër. Në përgjime shfaqej edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili bisedonte me përfaqësuesin e PS në Dibër Arben Keshi.