Ministri i Mbrojtjes në vendin tonë, Niko Peleshi është paraqitur sot në SPAK. Ai është parë teksa po hynte në ambinetet e SPAK, i vetëm, pa avokat mbrojtës.
Mësohet se Peleshi kishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.
Me herët Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Gjithashtu në periudhën shtator 2017-janar 2019, Peleshi ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.