Skip to content
Aktualitet

Rama vendosi ta çonte në gjykatë gazetarin e “Bild”, delegacioni për lirinë e medias vjen në Tiranë

· 2 min lexim

Gazeta gjermane Bild, publikoi ditën e djeshme 16 përgjime të reja, që tronditën themelet e Rilindjes.

Në përgjime vërtetohej presioni, kërcënimi dhe blerja e votave në Dibër. Në përgjime shfaqej edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili bisedonte me përfaqësuesin e PS në Dibër Arben Keshi.

Rama pranoi vërtetësinë e përgjimeve, por tha se e gjitha ishte shantazh i PD-së dhe nuk i erdhi aspak mirë për ato që pa e dëgjoi. Ai kërcënoi edhe gazetarin Tiede, se do e padiste në gjykatë.

Pavarësisht kërcënimit, gazetari gjerman nuk u step, duke qenë i bindur në vërtetsinë e përgjimeve, ndërsa shtoi se kanë dalë nga vetë prokurorë shqiptarë.

Ndërkohë të shqetësuar për deklaratat e Ramës, Qëndra Evropiane për Lirinë e Medias (ECPMF) me qendër në Leipzig të Gjermanisë, ka bërë me dije se ka dërguar në Tiranë një delegacion për lirinë e medias.

Gazetari gjerman reagoi edhe në një status në rrjetin social “Tëitter mbi paralajmërimin e Ramës se do e padisteme arsyetimin e drejtësisë së munguar.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar“, shkruante Rama në “Twitter”.

Ndërsa, Tiede, ka zgjedhur të komentojë deklaratën e Ramës duke vënë theksin tek rastësia ironike e vizitës në Tiranë të një delegacioni të Bashkimit Evropian mbi lirinë e medias dhe fjalën e lirë, me kërcënimin për ngritjen e një padie ndaj tij.

“Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me lirinë e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.”- ka shkruar gazetari.