Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpërthimi në Lushnje, VOA: Magazina e deputetit, në shkelje të lejes së ndërtimit

22:25 04/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri, raporti i dy oficerëve të policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjes, mbi shpërthimin e ndodhur më 1 mars, ku humbën jetën babë e bir, dhe u plagosën 7 të tjerë, ka nxjerrë në pah faktin se magazina ku po punohej, në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, një ndër të plagosurit, ishte në shkelje të lejes së ndërtimit.

Leja është lëshuar në shtator të vitit të kaluar, por asnjë nga institucionet vendore të ngarkuara për verifikime apo kontrolle, kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni. Si kryeinspektori ashtu dhe juristi i Inspektoriatit vendor të Mbrojtes së Territorit kanë shpjeguar se “nuk kanë patur pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryheshin punime” dhe se “sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim”.

Vetëm të nesërmen e ngjarjes, pas kërkesës së Prokurores së çështjes, Inspektoriati ka mbajtur një procesverbal ku rezulton se “janë kryer punime në shkelje të lejes”, dhe një tjetër “për prishjen e objektit të kundraligjshëm”.

Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore, po ashtu hedh deri diku dritë mbi shkaqet e ngjarjes, duke rrëzuar variantin me dyshimet e para të ofruar nga policia, për një kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë.

Deklaratat nga dëshmitarë në vendngjarje por dhe vlerësime të ekspertëve të pyetur për rastin, tregojnë se “shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe bizneseve përreth”, shkruhet në raportin e oficerëve të policisë gjyqësore, ku mungon marrja e një dëshmie nga vetë deputeti, i cili iu nënshtrua filliisht një ndërhyrjeje të parë kirurgjikale në Lushnje e pastaj një ndërhyrjeje të dytë në Spitalin e Tramës në kryeqytet, mbrëmjen e ditës kur ndodhi shpërthimi.

Oficerët e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjës kanë referuar pranë prokurorisë se “nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal”. Kjo e fundit, mund të penalizojë drejtëpërsëdrejti deputetin socialist duke qenë se objekti ka qenë në pronësi të tij. Në një rast të tillë, Prokuroria mund të kërkojë që çështja t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e cila shqyrton rastet e zyrtarëve të lartë.

Zoti Çela po ashtu mund të gjendet dhe në shkelje të ligjit për Konfliktin e interesit i cili përcakton disa kufizime për deputetin duke i ndaluar të jetë “drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse”, se “nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar…”. Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore tregon se leja e ndërtimit “për tregëtim dhe magazinë” është në emër të tij, se ai ka lëshuar me qera mjediset të tjera të magazinës, apo ka firmosur dhe kontratat për mbikqyrje dhe realizim punimesh me të tretë./VOA

Etiketa: shperthimi ne lushnje

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Franca e bën abortin një të drejtë kushtetuese, rritet influenca dhe në Britani

Franca e bën abortin një të drejtë kushtetuese, rritet influenca dhe në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.