Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kujdesi ndaj të moshuarve, raporti i KLSH: Institucionet rezidenciale, mungesë stafi

16:20 04/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Shtëpitë e të moshuarve apo institucionet rezidenciale për të moshuarit nuk kanë staf të mjaftueshëm që të kujdeset për këtë kategori.

Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka marrë në auditim pikërisht këto institucione rezidenciale ka dalë në këtë përfundim. Sipas të dhënave numri i të moshuarve në këto institucione është mes 40 deri në 65 persona dhe vështirësia më e madhe ka të bëjë me faktin që një pjesë e tyre janë të sëmurë kronikë.

“Numri i punonjësve që ofrojnë shërbime shoqërore në të gjithë qendrat është i pamjaftueshëm, edhe për faktin se nëpër këto qendra ka shumë të moshuar të sëmurë kronik dhe të paaftë për t’u kujdesur për veten. Një nga vështirësitë e punës për personelin janë mungesa e hapësirave dhe aksesit për të kryer shërbimin sipas standardeve, përfshirë dhe mungesa e një ashensori në qendrat e Tiranës, Gjirokastrës, Kavajës, Fierit si dhe tualetet e përbashkëta në të gjitha qendrat të cilat vështirësojnë punën për tu shërbyer të moshuarve paraplegjik apo tetraplegjik, ndaj edhe me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për personat e moshuar nevojitet shtimi i numrit të tyre” thuhet në raport.

Një tjetër element që vihet re nga auditimi është mungesa e psikologëve apo punonjësve socialë. Nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) sipas raportit është kërkuar që të hartohet një metodologji që bën të mundur monitorimin e këtyre institucioneve rezidencialë që deri më tani nuk ka qenë i vazhdueshëm dhe nuk jep një panoramë të qartë mbi gjendjen. Në këto qendra gjithashtu kërkohet që edhe infrastruktura që ofrohet të jetë e përshtatshme dhe e përafërt me shtëpinë por nga konstatimet kjo infrastrukturë në disa raste shfaqet shumë e dobët.

“U konstatua se, në disa, ndërtesa dhe infrastruktura e IRP ishte e dobët dhe kishte nevojë për investime, pasi nuk plotësonte standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në qendrat rezidenciale.

Në shumicën e rasteve, të moshuarit ishin të akomoduar në dhoma banimi të përbëra me 3 ose 4 persona. Referuar manualit për zbatimin e standardeve,14 dhomat e gjumit duhet të jenë të organizuara me një sipërfaqe të përdorshme prej 12 m2 kur në to akomodohen dy persona (shtretër) dhe 18 m2 për dhomat me tre shtretër. Në asnjë rast nuk parashikohen dhoma me 4 shtretër si dhe institucionet rezidenciale nuk kanë mbajtur gjithmonë në konsideratë hapësirën e nevojshme për akomodimin e një të moshuari” thuhet në auditim.

Për një sërë problematikash të hasura KLSH ka rekomanduar që të merren masa nga ana e institucioneve. Sistemi i për kujdesit social për të moshuarit në Shqipëri, përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz, Qendra Ditore Polivalente në Sarandë dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve të cilat janë jo publike. Aktualisht, vetëm dy nga IR për të moshuarit (Tirana, Shkodra) janë në administrimin e ShSSH, ndërsa katër IR të tjera kanë kaluar në administrim dhe varësi të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore përkatëse./Monitor

Etiketa: institucionet rezidencialeKLSHkujdesi ndaj te moshuarvemungese stafiraport

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Shpërndante kokainë në burgun e Trikalës, kush është 41-vjeçari nga Berati

Shpërndante kokainë në burgun e Trikalës, kush është 41-vjeçari nga Berati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.