Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një magazinë në Lushnjë, ku si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë. Mes të plagosurve raportohet se është edhe deputeti Bujar Çela, i cili si pasojë e plagëve të marra i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mësohet se ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në vendngjarje së bashku me drejtues të policisë.
Kujtojmë se shkak për shpërthimin është bërë një vinç, i cili gjatë punimeve ka prekur telat e tensionit të lartë.