Investimi në Portin e ri të Durrësit do të bëjë që taksapaguesit shqiptarë të shpenzojnë rreth 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
Edhe pse qeveria fali me kontratë koncesioni të negociuar pa garë investitorit strategjik nga Arabia Saudite, Alabbar portin ekzistues të Durrësit.
Kujtojmë se koncesioni i Marinës së Durrësit miratua me ligj special në parlament dhe tani pritet që t’iu kushtojë shqiptarëve jo vetëm koston e ndërtimit të një porti të ri por edhe kostot potenciale të padive gjyqësore të hapura nga kompanitë e ndryshme.
Kujtojmë se kontratat u ndërprenë në mënyrë të papritur nga qeveria e Ramës, për të privatizuar portin kryesor të vendit.
“Së paku dy kompani kanë dorëzuar kërkesa për dëmshpërblim në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, një zyrë e Bankës Botërore, e cila funksionon në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në të cilën Shqipëria është palë”, shkruan Reporter.al
Qeveria në kundërshtim me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kundër kërkesave të KE-së bëri ndryshime në ligjin për Buxhetin e Shtetit, duke synuar që të minimizojë debatin publik mbi çështjen.
Nga këto ndryshime të bëra në ligj, pritet që të shpenzohen 9.8 miliard lekë këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh.
Të gjitha këto shpenzime i kanë mbi supe qytetarët shqiptarë që paguajnë taksa, ndërkohë askush nuk e drejton gishtin nga qeveria Rama e cila e dha me koncesion portin e Durrësit për disa dreka dhe darka falas në Dubai.