Skip to content
Kronikë

Plagosja në Krujë pas një loje tavëll, arrestohet autori

· 1 min lexim

Autori i plagosjes në Krujë, Perlat Merlika, është dorëzuar në polici. Shtetasi 43-vjeç ka plagosur me armë zjarri Artan Goga, pronar i një pike shitje makinash, gjatë një konflikti banal pas një debate në një lokal të lagjes ‘Zim Zeneli’. Policia ka konfirmuar arrestimin dhe ka njoftuar se materialet do t’i dorëzohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetim të mëtejshëm.