Në Tiranë, Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes do të mbahet sot. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfaqësohet virtualisht për shkak të angazhimeve të mëparshme, sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu