Një gjykatë holandeze tha se kishte akuzuar dy pakistanezë për thirrje publike për vrasjen e liderit të ekstremit të djathtë anti-islamik, Geert Wilders, i cili synon të udhëheqë një qeveri të re pasi partia e tij fitoi zgjedhjet në nëntor. Në një deklaratë gjykata tha se prokurorët u kishin kërkuar autoriteteve në Pakistan që të ekstradojnë dy të dyshuarit të moshave 55 dhe 29-vjeç, për t’u gjykuar në Holandë. Gjykata tha se 2 pakistanezët dyshoheshin se u bënin thirrje publikisht njerëzve për të vrarë Wilders dhe u premtuan atyre një shpërblim në jetën e përtejme nëse do ta bënin këtë.
Në shtator, një gjykatë holandeze dënoi një ish-lojtar pakistanez të kriketit me 12 vjet burg pasi u gjykua në mungesë për nxitjen publike të njerëzve për të vrarë Wilders.
“Shpresoj se ata (dy të dyshuar) do të ekstradohen, dënohen dhe burgosen”, shkroi Wilders në një postim në X.