Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën për Kievin

18:17 28/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë dollarë, i miratuar nga Senati këtë muaj, mbetet i bllokuar nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar ndihmën prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Udhëheqësit e Kongresit amerikan u takuan me Presidentin Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ngërçin mbi ndihmën për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon luftën kundër agresionit rus.

Ndërsa ukrainasit varrosin viktimat dhe shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë, Presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim për ligjvënësit amerikanë.

“Pasojat e mosveprimit janë të rënda për Ukrainën”, tha ai.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson thotë se nuk do ta hedhë për votim projektligjin mbi ndihmat e huaja prej 95 miliardë dollarësh, i cili përfshinë 14 miliardë dollarë për Izraelin, 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 4.8 miliardë për partnerët në rajonin e Indo-Paqësorit, përfshirë Tajvanin, për të luftuar agresionin kinez, para se të merren masa për përmirësimin e situatës në kufirin SHBA-Meksikë.

“Përparësia e parë e vendit është sigurimi i kufijve tanë. Besoj se Presidenti mund ta ndryshojë këtë menjëherë përmes urdhrave ekzekutivë”, tha ai.

Një marrëveshje dypartiake për ndryshimin e ligjeve amerikane të imigracionit në këmbim të miratimit të ndihmës për Ukrainën dështoi pas negociatave disa mujore për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit republikanë. Kryetari i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer tha se ai i ka bërë thirrje Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson që të marrë një vendim të drejtë për këtë çështje.

“Pavarësisht pasojave të tanishme politike, do të pendoheni nëse nuk merrni një vendim të drejtë për këtë”, tha ai.

Por shumë ligjvënës republikanë nuk mendojnë se një raund i ri ndihmash për Ukrainën do të ketë një ndikim të madh në luftën e saj me Rusinë.

“Realiteti me të cilin po përballemi është se Vladimir Putini nuk ka për ta humbur luftën”,tha senatori republikan Ron Johnson.

Demokratët kanë opsionin e përdorimit të një manovre procedurale për të anashkaluar republikanët, për ta hedhur në votë projektligjin për ndihmat e huaja. Ligjvënësi demokrat Jamie Raskin tha për Zërin e Amerikës se ka mbështetje të mjaftueshme për këtë manovër procedurale.

“Një peticion për të hedhur në votim projektligjin për ndihmat e huaja do të merrte firmat e shumicës së anëtarëve të Kongresit. Peticioni do të kërkonte që projektligji të dilte nga komisionet dhe të hidhej për votim nga ligjvënësit”, tha ai.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të mërkuren kthehen nga pushimi, por ata duhet menjëherë të përqendrohen në përpjekjet për miratimin e buxhetit të qeverisë amerikane para afateve të 1 dhe 8 marsit./VOA

Të lidhura

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit
Bota

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes së sotme, si dhe nesër deri në orën 15:00, rreth...

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi
Bota

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Një kandidat për presidencën e Kolumbisë u qëllua me tre plumba gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota, dy prej tyre...

09:21 08/06/2025
Para
Tubimi te ‘Rruga e Shpresës’ Berisha paralajmëron protestën mbarëkombëtare

Samiti në Tiranë, Berisha: Të brohorasim sot ‘lavdi Ukrainës’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

Mbi 52 milionë italianë iu drejtohen sot kutive të votimit

09:31 08/06/2025
Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

Kandidati presidencial në Kolumbi qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi

09:21 08/06/2025
Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.