Ministria e Drejtësisë njoftoi se Gëzim Çelaj, i njohur si një prej liderëve të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Çelaj, ish-punonjës i policisë, dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge, ku policia gjeti më parë 18 kilogramë kokainë. Në qershor të vitit 2014, policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, përfshirë Çelajn, të përfshirë në trafikun e drogës nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur territorin shqiptar. Ekstradimi i tij do të realizohet me procedurë të thjeshtuar, pasi ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar. Kërkesa për ekstradim bazohet në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri dhe Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë.
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!
Tre vite pas nisjes së luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë 40-vjeçare, ka ndërtuar një jetë të re në...